Liga Spanjolle, R.Madrid përballë Malagës, Barça kundër Eibarit

Raundi i 19-të i kampionatit spanjoll do të ofrojë duelin mes Realit të Madridit dhe Malagës. Skuadra e Zidan kërkon të rikthehet tek fitorja pas dy disfatave rradhazi. Barcelona do të luajë në transfertë ndaj Eibarit, teksa Sevija ka si kundërshtar Osasunën.

Reali i Madridit pas një serie pozitive prej 40 takimesh pa e provuar humbjen u rrëzua dy herë rradhazi, ndaj Sevillës në kampionat dhe kundër Celta Vigos në Kupën e Mbretit. Tashmë “Los Blancos” do të kërkojnë të rigjejnë rrugën e fitoreve në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të ligës spanjolle përballë Malagës. Dani Carvajal dhe Gareth Bale nuk janë të gatshëm ndërsa në dyshim janë James Rodriguez dhe Pepe. Në mbrojtje tekniku Zidane do të rreshtojë Danilon në të djathtë me dyshen Varane-Ramos në qëndër. Mesfusha me shumë mundësi do të plotësohet nga Kros, Casemiro dhe Modric. Në sulmin e “merengueve” do të vendoset treshja Cristiano Ronado, Benzema dhe Lucas Vasquez. Reali i Madridit ka vetëm një pikë më shumë se Sevilla në renditje, megjithatë madrilenët kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Skuadra andaluziane do të zbresë në “El Sadar” të Madridit të dielën në orën 12 për të sfiduar Osasunën. Trajneri Sampaoli vijon të mos ketë të disponueshëm Krohn-Delin, Tremoulinas, Fernandez dhe Correan, ndërsa në dyshim është Vitolo megjithëse pritet që spanjolli të jetë në dispozicion. Ai ka gjasa të plotësojë fazën ofensive sëbashku me Vasqiez e Nasri, të cilët do të lëvizin pas krahëve të Ben Yedder. Sevilla niset e favorizuar duke llogaritur pozitat e vështira të Osasunës në klasifikim dhe faktit që ekipi madrilen nuk ka fituar asnjë takim në shtëpi gjatë këtij edicioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona do të përballet në transfertë më Eibarin. Blaugranët vijnë pas fitores 5-0 ndaj Las Palmasit, dhe  Rafinha është i vetmi lojtar që nuk është pjesë e kësaj sfide. Trajneri Luis Enrique ka gjasa që nën skemën 4-3-3 të rreshtojë në mesfushë Busquets, Iniestën dhe Gomes, ndërsa në sulm do të vendoset treshja e mrekullive Lionel Messi, Suarez, Neymar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjaft interesante duket përballja e ” San Mames” aty ku Bilbao do të sfidojë Atleticon e Madridit. “Los colchoneros” po kërkojnë ti afrohen kreut gjatë një sezoni ku nuk kanë munguar luhatjet. Trajneri i madrilenëve Diego Pablo Simeone me të gjitha gjasat do t’ia besojë sulmin Fernando Torresit dhe Antoine Griezmannit. Ndërkohë skuadra baske do të jetë pa një prej lojtarëve kryesorë, Artiz Aduriz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?