Lihtenshteini, kombëtarja “anonime” me vetëm 34 vite histori
Kundërshtari i radhës për Shqipërinë është Lihtenshteini. Një vend me popullsi të vogël, hapësirë gjeografike vetëm 160 kilometra katrorë dhe një vend të zhvilluar ekonomik.
Në aspektin sportiv, kjo kombëtare ka nisur vonë që të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese dhe duhet pritur viti 1982 që të regjistrohet përballja e parë me skuadrën B të Zvicrës.
Lihtenshteini është një monarki kushtetuese dhe një vend me vetëm 160 kilometra katrorë, sipërfaqe e cila drejtohet nga Princi i Lihtenshteinit. Është një vend gjermanishtfolës, nisur edhe nga fakti që është ndarë nga Konfederata Gjermane në vitin 1866. Gjendet në qendër të Europës, kufizohet me Zvicrën në perëndim e në jug dhe me Austrinë në veri e në lindje. Ka një territor prej vetëm 160 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej 37.000 banorësh.
Në aspektin ekonomik, Lihtenshteini renditet e treta në botë për nga madhësia e produktit kombëtar bruto për person (GDP). Sa i përket përqindjes së papunësisë, ky vend ka një ndër përqindjet më të ulëta me vetëm 1.5% të papunë. Kombëtarja Kjo kombëtare është përfaqësuesja e Principatës së Lihtenshteinit dhe kontrollohet nga Federata e Futbollit të Lihtenshteinit.
Kjo e fundit është themeluar në vitin 1934, por e njohur nga FIFA dhe UEFA në vitin 1974. Ndeshja e parë për këtë skuadër ka qenë informale përballë Maltës në Seul, të cilën e ka barazuar 1-1. Ndeshja e parë zyrtare e tyre është luajtur dy vite më vonë, përballë një formacioni të Zvicrës që konsiderohet edhe si Zvicra “B”.
KOHA JONË SONDAZH

