Lika: I lumtur për fitoren, por kemi ende nevojë për përmirësime!
Luftëtari e nisi vitin 2018 me një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Skënderbeut, teksa kjo ka lënë shumë të kënaqur trajnerin Hasan Lika. “Ne kemi një skuadër që po rriten nga ndeshja në ndeshje dhe përveç lojës, po përmirësojmë edhe rezultatet. Mesfusha është mjaft e mirë dhe kontribuon mjaft në suksesin tonë, por e gjithë skuadra po jep maksimumin, pasi ndeshjen nuk e fiton vetëm një repart.
Ndeshjet kanë qenë të vështira dhe kemi arritur të marrim rezultat, por edhe në takimin e sotëm, fituam ashtu siç mund të humbnim. Skënderbeu humbi disa raste dhe kjo na favorizoi sot, por për të menduar më shumë sesa mbijetesën, duhet të punojmë ende shumë dhe të përmirësohemi në paraqitjet tona”, u shpreh Hasan Lika.
KOHA JONË SONDAZH

