Lika: Me Skënderbeun jo për hakmarrje, donimin Partizanin në Kupë

Tirana do të luajë me Skënderbeun të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Air Albania”. Duke folur për mediat, portieri Ilion Lika është shprehur optimist për një rezultat pozim në këtë ndeshje.

“Me Skënderbeun e shohim si një ndeshje radhe dhe jo si një lloj hakmarrje. Është një sfidë ku në duhet të marrim 3 pikët për të vazhduar rrugën drejt synimeve që kemi. Skënderbeu ka një ekip me lojtarë të mirë dhe me kualitete. Që në fillim ne jemi ndërtuar për të pasur rezultate pozitive. Patëm disa oshilacione, por i ndodh çdo skuadre në botë. Megjithatë ne kemi gjetur vetveten dhe tani shpresojmë të vazhdojmë me ecurinë pozitive.

Donim të gjithë Partizanin në Kupë, edhe për faktin se do të kishte fitime për klubin. Donim që të luanim me Partizanin, pasi të luash në “Air Albania” në një klimë si në Europë ishte mirë për arkat e Tiranës dhe Partizanit.”, u shpreh Lika.

SHKARKO APP