Lika: S’na intereson politika, jabanxhinjve u është hequr ushqimi dhe qiraja

Situata është bërë dramatike te skuadra e Vllaznis. Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen, ndërkohë që kapiteni Gilman Lika ka folur për situatën në një intervistë për “Super Sport”. Ai përgjegjëse Bashkinë e Shkodrës që nuk po u siguron lojtarëve detyrimin minimal.

“Muaji fundit që kemi marrë rrogën është muaji janar. Askush nuk është paguar, jabanxhinjve nuk u është siguruar as ushqimi dhe u janë prerë dritat. Kështu luhet futboll?! Paga e FSHF-së nuk del për të shtyrë një javë. Propozimi ynë është të paguhemi rregullisht deri në fund të majit, pastaj të vendosë klubi një pagë minimale. Duhet të paguhet qiraja dhe ushqimi i futbollistëve, kjo është minimale.

Është vendim i marrë nga të gjithë lojtarët, kemi disa ditë që e kemi diskutuar. Unë po flas në emër të të gjithë grupit, do të vazhdojmë derisa të zgjidhet situata, nuk mund të vazhdohet më kështu. Këta na thonë se është faji i Këshillit Bashkiak dhe ne nuk e dimë si qëndron puna. Ne do ta vazhdojmë bojkotin derisa të zgjidhet gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne po kërkojmë dikë që të flasim dhe ta zgjidhim këtë, të krijohet një takim dhe të gjejmë zgjidhje. Me kryebashkiaken nuk kemi komunikuar. Kjo mund të jetë një luftë politike, por nuk na intereson aspak, ne përfaqësojmë Vllazninë. Ne duam të marrim pagat, të paguhen qiratë për jabanxhinjtë dhe ushqimi”, deklaroi Lika.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?