Lionel Messi bëhet pjesë e listës së Beats: Nder i madh për mua!
Lionel Messi i është bashkuar listës së Beats by Dre si ambasador zyrtar i markës , një vit pasi u kishte dhuruar të gjithë shokëve të tij kufje rozë të personalizuara.
Pak më shumë se një vit më parë, Messi u largua nga Paris Saint-Germain dhe iu bashkua Inter Miami, duke refuzuar disa oferta fitimprurëse nga Arabia Saudite.
Fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e futbollit tha pasi nënshkroi zyrtarisht me Beats By Dre: “Është një nder të bashkohem me familjen Beats. Muzika është një pjesë e madhe e rutinës sime para ndeshjeve dhe Beats ka qenë gjithmonë në krye të bashkimit të muzikës dhe sportit së bashku”.
Kjo është marrëveshja e parë që Beats bën me një lojtar të MLS që kur marka njoftoi marrëveshjen e saj me kampionatin amerikan si partneri i saj zyrtar në fillim të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

