Lionel Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit katastrofik
Futbollisti Lionel Messi ka shpërndarë ndihma humanitare në Siri dhe Turqi me vlerë 3.5 milionë euro.
Sipas raportimeve të mediave turke, argjentinasi i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojnë ndihma në vendet e tërmetit.
Numri i viktimave nga tërmeti i së hënës ka arritur në 8,754 në Turqi.
Ndërsa në Siri aktualisht raportohen për 2,470 viktima, kjo e ka çuar numrin total zyrtar të vdekjeve në 11,224.
KOHA JONË SONDAZH

