LIONEL MESSI vendos 7 rekorde historike në një ndeshje, vazhdon të shkruajë historinë e futbollit
Në moshën 39-vjeçare, kur shumica e legjendave të futbollit e kanë mbyllur prej kohësh karrierën, Lionel Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë histori në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në ndeshjen e fundit të Argjentinës në Botërorin 2026, kapiteni albiceleste jo vetëm që udhëhoqi skuadrën drejt suksesit, por vendosi edhe shtatë rekorde të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Shtatë rekorde në një mbrëmje historike
- Ndeshjea e 200-të me fanellën e Argjentinws
- Barazoi e rekordit të golave në historinë e Kupës së Botës me 16 realizime (sa Miroslav Klose).
- U bë futbollisti i parë në histori që merr pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës.
- U shndërrua në lojtarin më të vjetër që realizon tripletë në një Botëror.
- Vendosi rekordin për kontributet më të shumta në gola në historinë e Kupës së Botës, me 24 gola dhe asistime të kombinuara.
- U bë futbollisti me më shumë gola të shënuar nga distanca jashtë zonës në historinë e Botërorëve, plot gjashtë.
- Mbetet lojtari më i ri dhe më i vjetër që ka shënuar për Argjentinën në një Kupë Bote.
Në moshën 39-vjeçare, Messi nuk po luan thjesht në Botëror. Ai po vazhdon të ripërcaktojë kufijtë e madhështisë në futboll, duke dëshmuar se legjendat e vërteta nuk zbehen kurrë.
KOHA JONË SONDAZH

