Lista nga Reja për sfidat kundër Uellsit dhe Republikës Çeke, tifozët: Seferin e keni marrë me kap topat?

Trajneri i ekipit Kombëtar, Edy Reja, ka publikuar listat e futbollistëve në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Uellsit (5 qershor) dhe Republikës Çeke (8 qershor). Po ashtu mësohet sipas FSHF-së, se trajneri Reja do të jetë sot në kompleksin “Tropikal” ku do të dalë në një konferencë zyrtare për mediat në orën 11:00.

Bie në sy mungesa e sulmuesit Myrto Uzunit, ndërsa tifozët kanë ironizuar në komente me përfshirjen në listë të sulmuesit të Tiranës, Taulant Seferi.

“Atë Seferin e keni mor me kap topat mrapa porte? Meqë do luni në Shkodër, ka pistë e nuk ka kush me i kap. Mir e keni bo që e keni mor”, shkruan një tifoz. Të tjerë kanë shprehur habinë për mungesën e Myrto Uzunit.

SHKARKO APP