Hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Është hedhur shorti i Kupës së Botës 2026. Shqipëria në rast kualifikimi historik nga Play offi do të shkojë në grupin F, atje ku e pret Holanda, Japonia dhe Tunizia. Ndeshja e parë hapëse do të jetë ndaj Tunizisë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të fazës play-off kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi më 31 mars po në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova ndërkohë nëse do të arrijë kualifikimin historik do të jetë në Grupin D, atje ku e pret SHBA, Australia dhe Paraguai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti i hedhur në Washington ka përcaktuar formën përfundimtare të 12 grupeve të Kampionatit Botëror 2026, dhe fati është treguar bujar me Italinë. Kombëtarja “axurre”, nëse siguron kualifikimin përmes play-off-it të marsit, do të pozicionohet në Grupin B, ku e presin Kanadaja si vend organizator, Katar dhe Zvicra.

Shorti ka dhuruar edhe një përballje të madhe që në fazën e grupeve: Kylian Mbappé kundër Erling Haaland. Franca dhe Norvegjia janë vendosur në të njëjtin grup, duke sjellë një duel të rrallë mes dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit bashkëkohor, një takim që tashmë konsiderohet ndër më të shumëpriturit e gjithë fazës së parë.

Botërori 2026 premton spektakël që nga starti, me kombinime të balancuara, surpriza dhe disa prej sfidave më të forta të mundshme që në raundin fillestar.

GRUPET 

Grupi A: Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i Play off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Irlanda).

Grupi B: Kanadaja, Zvicra, Katar, Fituesi i Play off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Bosnja Hercegovine).

Grupi C: Brazil, Marok, Skocia, Haiti.

Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i Play off C (Kosova, Turqia, Sllovakia dhe Rumania)

Grupi E: Gjermania, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao.

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i Play Off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina dhe Suedia)

Grupi G: Belgjika, Iran, Egjipt, Zelanda e Re.

Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Kapo Verde.

Grupi I: Franca, Senegal, Norvegjia, Fituesi i Play off 2 (Fituesi i Irak/ Bolivi-Surinam).

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistan, Fituesi Play off 1 (Kongo/ Xhamajka-Kaledonia e Re)

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Gana.

 

2026 FIFA World Cup draw

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?