FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpool në telashe të mëdha, Alisson rrezikon sfidën me Atleticon

Liverpooli po kalon momentin më të vështirë të këtij sezonit. “The Reds”  kanë pësuar dy humbje në dy sfidat e fundit 3-0 ndaj Watford dhe 2-0 kundër Chelsea-t, ndërkohë që para disa ditësh u mundën edhe nga Atletico Madrid.

Problemet nuk kanë të sosur për kampionët e Europës, teksa Jurgen Klopp nuk do të ketë portierin Alisson për disa ndeshje. “Gardiani” brazilian ishte vendimtar në sezonin e kaluar në triumfin në Champions League, por një dëmtim në stërvitje, mund të sjellë një mungesë prej disa ndeshjesh.

Portieri i dytë i Liverpoolit, Adrian nuk ka bindur deri më tani. Në duelin ndaj Chelsea-t, një gafë e tij solli golin e parë për Blutë e Londrës. Në pra të sfidës së kthimit në Champions League, Klopp duhet të bëjë mirë llogaritë për gardianin që duhet të mbrojë portën në “Anfield”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?