Liverpool shkatërron West Ham në Premier League, fiton me “manita”

Liverpool ka arritur një fitore bindëse ndaj West Ham United me rezultatin 5-2, në ndeshjen e javës së 25-të të Premier League angleze, e zhvilluar në stadiumin “Anfield”.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të falë golit të Hugo Ekitike. Epërsia e “The Reds” u dyfishua në minutën e 24-t nga Virgil van Dijk, ndërsa Alexis Mac Allister shënoi golin e tretë pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 43-të.

West Ham reagoi në fillimin e pjesës së dytë, kur Tomas Soucek ngushtoi diferencën në minutën e 49-të. Megjithatë, Liverpool riktheu kontrollin e plotë të takimit me golin e katërt të realizuar nga Cody Gakpo. Londinezët arritën të shënonin sërish në minutën e 75-të përmes Valentin Castellanos, duke mbajtur gjallë shpresat për rikthim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 83-të, kur Axel Disasi devijoi topin në portën e tij, duke i dhuruar Liverpoolit golin e pestë dhe fitoren përfundimtare 5-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, ndërsa West Ham mbetet me 25 pikë në vendin e 18.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?