Liverpool transferon super talentin japonez, sot kryen vizitat mjekësore

Liverpool është shumë pranë transferimit të Takumi Minamino nga Salzburg, teksa futbollisti do të kryejë sot vizitat mjekësore. 24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare e gjysmë me klubin nga “Anfield” dhe do t’i kushtojë të kuqve 10 milionë euro.

Negociatat me klubin austriak janë mbyllur, teksa tashmë mbetet vetëm formalitetet. Minamino do t’i bashkohet kampionëve të Europës pas datës kur edhe hapet zyrtarisht merkato.

Japonezi mund të debutojë në raundin e tretë të Fa Cup ndaj Evertonit, të njëjtën gjë siç bëri dy vite me parë edhe Virgil van Dijk. Me ardhjen e tij Klopp do të ketë edhe shumë alternativa në sulm, duke ja bashkuar treshes magjike, Firmino-Salah-Mane, por do t’i prishë jo pak punë Shaqirit, i cili do të ketë më pak hapësira. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP