Liverpooli eliminon Bayernin, Barcelona kualifikohet me goleadë (VIDEO)

Liverpooli siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League, pasi ka fituar 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit. Në “Allianz Arena”, skuadra e Klopp arriti që të ishte shumë e kujdesshme, duke shfrytëzuar të gjitha shanset që ju dhanë. Fillimi i ekipi anglez ishte më i mirë, teksa në minutën e 26-të, shënoi golin e avantazhit me Sadio Mane që në minutën e 26-të, me një veprim të bukur në zonë.

Bayerni kundërpërgjigjet në fundin e pjesës së parë me një autogol të Matip, i cili u detyrua ta shtynte topin në rrjetë pas një aksioni model të Gnabry në krahun e djathtë. Në pjesën e dytë kur pritej një Bayern më agresivë është skuadra e Klopp që fillimisht gjen golin e avantazhit në minutën e 69-të me Van Dijk dhe më pas shënon edhe të tretin sërish me Mane. Një trium i merituar që e bën skuadrën e katërt angleze të kualifikuar për në çerekfinale.

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL 1-3 (0-0)

Swiss Digital Desktop Reklama

26’ 1-0 Sadio Mane merr një top të gjatë, shmang me një veprim të bukur portierin Neuer dhe më pas me një parabël të lehtë e dërgon topin në rrjetë

Swiss Digital Mobile Reklama

39’ 1-1 Bayerni kundërpërgjigjet mjaft mirë me një aksion të shpejtë në krahun e djathtë të Gnabry. Sulmuesi i ekipit gjerman përpiqet të shërbejë në zonë, atje ku Matip e devijon gabimisht në portën e tij

69’ 1-2 Liverpooli kalon sërish në avantazh me mbrojtësin Van Dijk, i cili realizon me kokë pas një goditje nga këndi

84’ 1-3 Sadio Mane konfirmon mbrëmjen magjike, duke shënuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij me një goditje me kokë

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

BARCELONA-LYON 5-1 (0-0)

Barcelona ka vuajtur jo pak për të siguruar një vend në çerekfinale ndaj Lyon. Skuadra e Valverdes i ruajti golat për në minutat e fundit, duke fituar 5-1 në duelin e kthimit. Katalanasit fituan një penallti shumë të dyshimtë në minutën e 17-të, që u kthye në gol nga Messi dhe në të 32-n gjetën dhe golin e dytë. Në fillimin e pjesës së dytë Lyon shkurtoi diferencat me Toursat duke krijuar panik te vendasit. Si gjithmonë shpëtimtari i katalanasve është Messi që shënoi një gol të bukur në minutën e 78-të dhe më pas shërbeu dy pasime për gol për Pique dhe Dembele.

17’ 1-0 Barcelona ka kaluar në avantazh me një penallti të ekzekutuar me “Panenka” nga Lionel Messi

32’ 2-0 Pas një aksioni të bukur Luis Suarez shërben mjaft mirë në zonë me portën e boshatisur Coutinhon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë

58’ 2-1 Pas një goditje nga këndi, Tousart është në vendin e duhur për të përfituar nga përgjumja e vendasve për të shënuar për skuadrën franceze që hap ndeshjen

78’ 3-1 Barcelona gjen golin e qetësisë me Lionel Messin, i cili me një veprim të bukur nxjerr jashtë loje dy mbrojtës të Lyon dhe më pas me një goditje të lehtë me të majtën gjen rrugën e rrjetës.

80’ 4-1 Goli i jep zemër skuadrës së Valverdes, që arrin të shënojë një tjetër gol me Gerard Piquen, i cili konkretizoi një aksion të bukur

86’ 5-1 Barcelona ka kundërsulme vrastare në fundin e ndeshjes, me Dembele, i cili arrin që të kthejë në gol një pasim në zonë nga Messi

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?