Liverpooli fiton dhe rimerr kreun, Tottenhami merr 3 pikët në shtesë
Liverpool mori një sukses 3-1 në shtëpi ndaj Burnley. Të kuqtë e trajnerit Jurgen Klopp zhbllokuan të parët rezultatin pas një goli të Diogo Jotas r. Megjithatë, miqtë reaguan dhe barazuan me O’shea.
Luis Diaz riktheu avantazhin e Liverpool në minutën e 52. në të 79-tën, Darëin Nunez shënoi të tretin duke vendosur në kasafortë tre pikët për Liverpoolin që pas kësaj fitoreje, rikthehet në krye të Premier League me 54 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Tottenham fitoi 2-1 me Brighton, teksa “Spursat” e zgjidhën ndeshjen në sekondat e fundit falë golit të shënuar nga Brennan Johnson.
KOHA JONË SONDAZH

