Liverpooli fiton me përmbysje spektakolare ndaj Southampton, shkon +8 nga City
Liverpooli vijon të fitojë dhe të dhurojë spektakël në Premier League. “The Reds” morën një fitore të madhe 3-2 në transfertën ndaj Southampton.
Szoboszlai zhbllokoi sfidën që në minutën e 30-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës që shkoi në trekëndësh. Vendasit reaguan mjaft mirë duke barazuar në fundin e pjesës së Amstrong dhe më pas përmbysën shifrat në fillimin e pjesës së dytë me Fernandes.
Liverpooli gjithsesi nuk e humbi toruan duke përmbysur gjithçka me Mohamed Salah që shënoi fillimisht golin e barazimit dhe më pas me penallti realizoi atë të fitores.
Ekipi i Slot tashmë kryeson me 31 pikë, 8 më shumë se Manchester City, duke qenë ndjeshëm favorit këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/