Liverpooli fiton me “poker” ndaj Brentfordit, blindon vendin e parë

Liverpooli merr një tjetër fitore të lehtë 1-4 në transfertën ndaj Brentfordit, duke ruajtur kryesimin me 57 pikë. Skuadra e Jurgen Kloppit dominoi në çdo aspekt, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të Darëin Nunes, i shërbyer nga Diogo Jota. Më pas Mac Allister në të 55-tën dyfishoi shifrat, për të ardhur më pas te finalizimi i Mohamed Salah, që shfrytëzoi një pasim të dhënë nga Gakpo.

Brendtfordi u zgjua, duke shënuar golin e nderit me Toney në minutën e 75-të,, por që u vlejti vendësve vetëm për statistikë. Liverpooli nuk i dha shpresë kundërshtarit për rihapjen e ndeshjen duke i shënuar të katërtin me Gakpo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?