Liverpooli fiton me vuajtje ndaj Southampton, rimerr përkohësisht kreun (VIDEO)

Liverpooli ka marrë një fitore dramatike 3-1 në transfertën ndaj Southampton, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes së kampionatit. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për “The Reds” që e panë veten në disavantazh që në minutën e 9-të. Shon shfrytëzoi më së miri shpërqendrimin e mbrojtjes vendase, duke mposhtur portierin Alisson.

Vendasit rrezikuan që të shënonin edhe golin e dytë, por në momentin e tyre më të mirë do të ndëshkoheshin nga Naby Keita, i cili shënoi mekokë në minutën e 36-të.

Ndeshja kishte një ritëm të ulët në pjesën e dytë, teksa për ta zgjidhur duhet të prisnim minutën e 80-të, kur Salah udhëheq topin për disa metra dhe më pas lëshon një goditje në hyrje të zonës që për fatin e tij të mirë shkoi në rrjetë. 6 minuta më pas kapiteni Henderson vulosi fitoren e skuadrës së tij. Liverpooli për momentin ngjitet në krye të renditjes me 82 pikë, 2 më shumë se City, por dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?