Liverpooli fiton në “frymën e fundit” ndaj C.Palace, merr përkohësisht kreun (VIDEO)

Liverpooli vijon ecurinë fantastike në kampionat, duke marrë një fitore të madhe 2-1 në javën e 16-të ndaj Crystal Palace. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në minutën e 57-të, Mateta do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar vendasit në avantazhit. Megjithatë në minutën e 75’, pas një ndërhyrje të gabuar, Ayew u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e Crystal Palace në inferioritet numerik.

Vetëm një minutën iu desh Liverpool-it pas këtij episodi për të barazuar, me Salah që në rrëmujë e sipër në zonë gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 90+5’ Elliott realizoi golin e përmbysjes me një super goditje. Liverpool merr momentalisht kreun e renditjes me 37 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?