Liverpooli fiton supersfidën ndaj Arsenalit, vendos një gol i Szoboszlai
Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Arsenalit në supersfidën e javës së tretë të Premier League, e luajtur në “Anfield”, duke konfirmuar veten si pretendent kryesor për titull.
Takimi nisi me një goditje për londinezët, pasi William Saliba u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 5 minutash për shkak dëmtimi, duke u zëvendësuar nga blerja e re, Cristhian Mosquera. Pjesa e parë u dominua në lojë nga skuadra e Mikel Arteta-s, por pa arritur të konkretizojnë.
Në pjesën e dytë, ndryshimet taktike të dy trajnerëve nuk prodhuan shumë raste, derisa në minutën e 83-të erdhi momenti vendimtar: Dominik Szoboszlai realizoi një goditje dënimi perfekte nga distanca, duke mposhtur portierin dhe duke i dhënë Liverpool-it avantazhin minimal.
Arsenali nuk arriti të reagojë deri në fund, ndërsa ekipi i Arne Slot ngjitet në krye të tabelës me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, duke treguar forcën dhe ambiciet e tij për këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

