Liverpooli gjen zëvendësuesin e Arnold, transferon yllin e Leverkusenit
Jeremie Frimpong do të jetë futbollisti më i ri i Liverpool-it. Sipas asaj që raporton Sky UK, gjithçka është mbyllur për kalimin e mbrojtësit të djathtë nga Bayer Leverkusen në Premier League, ku do të zëvendësojë Trent Alexander-Arnold, i cili pritet të largohet këtë verë.
Klubi anglez do të paguajë klauzolën e lirimit prej 35 milionë euro, të parashikuar në kontratën e 24-vjeçarit holandez me kampionët e Gjermanisë.
Frimpong pritet të mbërrijë nesër në Angli për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me ekipin e ri të drejtuar nga Arne Slot, trajneri i ardhshëm i Liverpool-it. Ky transferim shihet si një hap strategjik për “The Reds”, që po rindërtojnë ekipin për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

