Liverpooli hidhet në sulm për Koulibaly, por De Laurentiis i vë çmimin “e kripur”

Liverpooli kërkon që të formojë mbrojtje edhe më të frikshme. Virgil van Dijk është lideri i prapavijës, por Dejan Lovren, Gomez dhe Matip nuk kanë qenë në nivelin e tij. Trajneri Jurgen Klopp kërkon të rrisë forcën e skuadrës së tij dhe ka hedhur sytë në Serie A.

Tekniku gjerman do që të rrëmbejë yllin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është prej atyre që negociohet lehtë, aq më pak kur e di që senegalezi ka pas vetes dhe Manchester United e Real Madridin.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se numri një i klubit nuk ka ndërmend që ta shesë për një shifër nën 100 milionë euro. Shtatlarti nuk ka një klauzolë largimi në kontratë dhe në këtë aspekt duhet bindur më parë De Laurentiis.

SHKARKO APP