Liverpooli hidhet në sulm për mbrojtësin e Torinos

Liverpooli është në kërkim të një mbrojtësi. Gleison Bremer është një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Jurgen Klopp.

Braziliani, i cili është i lidhur me klubin “granata” deri në 2023-in nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me italianët, të cilët për të mos e humbur me parameter zero mund ta shesin lojtarin edhe gjatë dimrit.

Në garë për të janë edhe Manchester United dhe Manchester City duke ja bërë edhe më të vështirë Liverpoolit, por gjithsesi, “The Reds” duken më të avantazhuar pasi kanë pasur më shumë kontakte me futbollistin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?