Liverpooli merr 3 pikët e para në Premier League, Brighton triumfon me poker dhe merr kreun (VIDEO)
Liverpooli më në fund merr fitoren e parë këtë sezon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 3-1 ndaj Bournemouth, duke treguar jo pak probleme.
Fillimi i ndeshjes ishte një tmerr i vërtetë për vendasit, duke pësuar dy gola në tre minutat e para, por për fatin e tyre vetëm i dyti është i rregullt. Në të dyja rastet është Alexandre Arnold që do të gabonte rëndë. Antoine Semenyo lëshoi një goditje të fortë në minutën e 3-të duke shtangur portierin Alisson.
Gjithsesi Liverpooli reagoi mjaft mirë duke përmbysur gjithçka në harkun e pak minutave me Luis Diaz dhe Salah. Në pjesën e dytë MacAllister u largua me karton të kuq, por Diogo Jota shënoi një tjetër gol për vendasit.
Brighton konfirmohet si ekipi surprizë këtë sezon, duke marrë një tjetër fiore me pokr, 4-1 ndaj Wolves. Mitona, Estupinian, dhe dy herë March i dhanë 3 pikët që e çojnë ekipin e De Zerbit në krye të renditjes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

