Liverpooli ndal Arsenalin në supersfidën e javës së 21-të

Java e 21-të e Premier League u mbyll me supersfidën më të shumpritur, por pa fitues. Arsenal dhe Liverpool barazuan 0-0 në “Emirates”, në një ndeshje ku vendasit dominuan për 90 minuta, por nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

Skuadra e Mikel Artetës ushtroi presion të vazhdueshëm, me një bllok shumë të lartë dhe ritëm të fortë loje, duke e mbajtur Liverpoolin të ngujuar në mbrojtje. “The Reds” u shfaqën të kujdesshëm, të përqendruar më shumë te ruajtja e rezultatit sesa te rrezikimi, me van Dijk që udhëhoqi një repart difensiv solid dhe me Bradley-n ndër më të spikaturit.

Arsenali krijoi disa raste me Saka-n, Timber-in dhe Trossard-in, por mungoi saktësia në finalizim. Alisson u vu realisht në provë vetëm një herë, pas goditjes së Rice, ndërsa Liverpool nuk regjistroi asnjë goditje në portë gjatë gjithë takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në krye me 49 pikë, duke u shkëputur vetëm +6 nga Manchester City dhe Aston Villa. Liverpool renditet i katërti, në një renditje tepër të ngushtë dhe ende të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?