Liverpooli nuk mund të mbajë logon e kampionit të Botës në fanellë

Liverpooli festoi Kupën e parë të Botës për Klube të shtunën e kaluar, duke mundur në finale vetëm në kohën shtesë Flamengon, falë një goli të shënuar nga Roberto Firmino. Një sukses i madh për skuadrën e Klopp, që kompletoi një vit të paharrueshëm.

Trofeu i ri është shtuar në “Murin e Kampionëve” në Melwood, ku ndodhet edhe qendra stërvitore e skuadrës. Të kuqtë do të shtojnë simbolin e kampionit të Botës në fanellë, por një gjë të tillë nuk do të mund ta bëjnë në Premie League.

Rregulli i kampionatit anglez parashikon që kërkesa për shenja të veçanta, përveç atyre të zakonshme duhet të bëhet në fillim të sezonit dhe nuk parashikon përjashtimeve për futjen e tyre në sezonin aktual. Mbetet të shihet nëse anglezët do të tregohen tolerant, por Liverpooli gjithsesi do të mburret në Champions League duke filluar që nga faza e 1/8-ve. Ata do ta mbajnë simbolin edhe sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP