Liverpooli pëson humbje turpëruese në Premier League ndaj Nottingham Forest

Liverpool po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit, teksa kampionët në fuqi të Premier League u mposhtën 0-3 në “Anfield” nga Nottingham Forest, në ndeshjen e javës së 12-të. Humbja e rëndë ka shkaktuar tronditje te të kuqtë, ndërsa tifozët u larguan të zhgënjyer nga stadiumi. Nottingham kaloi në avantazh në minutën e 33-të me Murillon, i cili shfrytëzoi një top të devijuar nga goditja e këndit.

Ekipi i Arne Slot u godit sërish në fillimin e pjesës së dytë, kur Nicolo Savona finalizoi një kundërsulm të shpejtë dhe të saktë, duke thelluar avantazhin e miqve. Morgan Gibbs-Ëhite vendosi vulën e triumfit në minutën e 78-të, duke e kthyer këtë ndeshje në një makth për Liverpool-in.

Me këtë disfatë, të kuqtë zbresin në vendin e 11-të me 18 pikë, ndërsa Nottingham Forest ngjitet në të 16-in me 12 pikë. Sean Dyche shënon kështu një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës, ndërsa Slot gjendet nën presion të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera, Sunderland i Granit Xhakës u mposht 1-0 nga Fulham, me Raul Jimenez që vendosi gjithçka në minutën e 84-t. Ndërkohë Crystal Palace mori një triumf me vlerë 0-2 në transfertë ndaj Ëolves, falë golave të Daniel Munoz dhe Pino, duke u ngjitur kështu në vendin e katërt të renditjes

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?