Liverpooli pëson një humbje befasuese ndaj Bournemouth
Një tjetër ndeshje për t’u harruar këtë sezon për Liverpoolin në Premier League. Të kuqtë u mposhtën 3-2 në transfertë ndaj Bournemouth, duke pësuar golin vendimtar në minutën e 95-të të takimit.
Vendasit e nisën ndeshjen mjaft mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 26-të me Evanilson, i cili realizoi pas asistit të Scott. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 33-të, ish-lojtari i Milanit, Alex Jimenez, dyfishoi shifrat për Bournemouth. Situata u përkeqësua edhe më shumë për Liverpoolin në minutën e 35-të, kur Joe Gomez u dëmtua dhe u zëvendësua nga Endo.
Megjithatë, para përfundimit të pjesës së parë, Virgil van Dijk ngushtoi diferencën pas asistit të Szoboszlai. Liverpooli shtoi presionin në pjesën e dytë dhe në minutën e 80-të arriti barazimin, me Szoboszlai që shfrytëzoi një goditje dënimi të ekzekutuar nga Salah.
Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, në minutën e 95-të Adli shënoi golin e fitores për Bournemouth, duke ndezur festën në “Vitality Stadium”.
KOHA JONË SONDAZH

