Liverpooli rigjen fitoren në Premier League, mposht Fulham
Pas tre javësh pa fitore, Liverpool rikthehet te suksesi në Premier League, duke mposhtur 2-0 Fulham në “Anfield”, në javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të falë talentit të ri Rio Ngumoha. 17-vjeçari realizoi një gol të bukur brenda zonës, pas një asistimi të saktë nga Florian Ëirtz, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas.
Vetëm katër minuta më vonë, “The Reds” dyfishuan avantazhin me Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi asistin e Cody Gakpo dhe finalizoi me një goditje të saktë me të majtën për 2-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Fulham u shfaq më kërkues dhe arriti të tundë rrjetën me Sasa Lukic, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas, Emile Smith Roëe iu afrua golit me një tentativë të rrezikshme, por topi përfundoi pranë shtyllës.
Liverpool pati mundësi për të thelluar shifrat në minutën e 81-të, por goditja e Alexis Mac Allister kaloi shumë pranë portës. Me këtë fitore, Liverpool mban vendin e pestë me 53 pikë, një pozicion që këtë sezon siguron pjesëmarrjen në UEFA Champions League, ndërsa Fulham mbetet në vendin e 11-të me 44 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

