Liverpooli synon fitoren e 1500 në histori, Slot: Kjo tregon madhështinë e këtij klubi!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në Premier League kundër Tottenham Hotspur, që do të zhvillohet të dielën në stadiumin legjendar të klubit, Anfield.

Tekniku holandez theksoi rëndësinë historike që mund të ketë kjo sfidë për “të kuqtë”, pasi një fitore do të shënonte suksesin e 1500-të të Liverpoolit në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

“Ekziston mundësia të fitojmë ndeshjen e 1500-të në shtëpi. Kjo tregon shumë për historinë e këtij klubi. Pritshmëritë janë gjithmonë të larta, pavarësisht kundërshtarit”, u shpreh Slot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas trajnerit, tradita e suksesit të Liverpoolit është një motivim i madh për skuadrën dhe stafin teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky klub ka treguar ndër vite se është në gjendje të fitojë trofe. Kjo është arsyeja pse standardet janë gjithmonë të larta dhe ne punojmë çdo ditë për t’i përmbushur ato”, shtoi ai.

Slot nënvizoi se të qenit pjesë e një klubi me histori të madhe suksesi është një përgjegjësi, por edhe një motivim për lojtarët.

“Është gjithmonë diçka e veçantë të punosh në një klub që ka arritur kaq shumë. Do të thotë se je në një ambient ku objektivi është gjithmonë fitorja dhe trofetë”, deklaroi trajneri i Liverpoolit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?