Liverpooli vijon ecurinë perfekte në Champions, mund Girona-n

Liverpooli vijon ecurinë perfekte të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, duke fituar edhe sfidën e 6 në po aq ndeshje të luajtura në fazën e re të grupeve.
Ekipi anglez fitoi në Spanjë përballë Girona-s me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Salah, për të vazhduar i vetëm dhe i shkëputur kryesimin në renditjen e përgjithshme me 18 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Dinamo Zagreb dhe Celtic kanë ndarë pikët në barazimin pa gola, ku në minutat e fundit në fushën e lojës ishte edhe Arbër Hoxha për kroatët.