Liverpul-Roma, sonte luhet akti i parë drejt finales së Kievit
Champions League ka hyrë në fazën më interesante, teksa do të luhen edhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Sonte në mbrëmje në “Anfield Road” do të luhet akti i parë, i gjysmëfinales mes Liverpulit dhe Romës, teksa spektakli është i garantuar, duke u bazuar edhe në sezonin mjaft të mirë që po zhvillojnë të dyja ekipet.
Të mbështetur te tridentin Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, Liverpuli synon që të bëhet kampion Europe, pasi nuk ndodh diçka e tillë që nga viti 2005 nën drejtimin e Rafa Benitez.
Verdhekuqtë nuk kanë emra të spikatur, por ama kanë një bomber të frikshëm, si Edin Xheko, i cili spikati në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës.
Formacionet e mundshme:

KOHA JONË SONDAZH

