Liverpuli shpartallon Sitin për 30 minuta, hipotekon gjysmëfinalen (VIDEO)
Liverpul ka dhuruar spektakël në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Sitit. Skuadra e Jurgen Klop ka fituar thellë 3-0 në “Anfield Road”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Të kuqtë e kanë nisur në ritëm të frikshëm, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të. Pas një rrëmuje në zonë, Mohamed Salah dërgon topin në rrjetë duke ngritur peshë stadiumin. Liverpul nuk ndalet me kaq, teksa në minutën e 21-të, Çamblerlein lëshon një të djathtë bombë, e cila ndalet në fundin e rrjetës së portierit Ederson.
Pas 10 minutash, Sadio Mane realizon një gol fantastik fal një pasimi magjik të Salah. Në pjesën e dytë egjiptiani la fushën e lojës pas një dëmtimi, por “qytetarët” nuk shfrytëzuan këtë fakt. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

