Llogaritë e italianëve/ Inter mbetet jashtë Top-8, Napoli vë në rrezik edhe kualifikimin

Pas humbjes ndaj Arsenalit dhe barazimit të Napolit në Kopenhagen, renditja e grupit unik në Champions League është komplikuar ndjeshëm për të dy skuadrat italiane, megjithëse me perspektiva të ndryshme.

Interi ka dalë nga zona “Top 8”, por e ka të sigurt të paktën pjesëmarrjen në “play-off”, ndërsa për Napolin ndeshja e fundit do të jetë një përballje “ose gjithçka, ose asgjë”.

Skuadra e Chivu u mund 3-1 nga Arsenali, humbja e tretë radhazi në Champions, një rekord negativ për zikaltërit. Kjo disfatë e ka zbritur Interin në vendin e nëntë, jashtë kualifikimit direkt për në fazën e 1/8-ave. Situata mund të vështirësohet edhe më shumë pas ndeshjeve të radhës, ku luajnë ekipe si Atletico Madrid, Barcelona dhe Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të synuar “Top 8”, Interi është i detyruar të fitojë në transfertë ndaj Borussia Dortmund, por edhe kjo mund të mos mjaftojë, pasi do të duhet të shpresojë në hapa fals nga rivalët direkt. E vetmja siguri është prania në “play-off”, ndërsa një barazim në Gjermani do t’i garantonte të ishte mes skuadrave të favorizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë më delikate është situata e Napolit. Me 8 pikë dhe aktualisht në vendin e 23-të, skuadra e Contes e ka humbur matematikisht shansin për “Top 8” dhe tani lufton për mbijetesë europiane. Rreziku i eliminimit është real, pasi disa ekipe pas saj kanë ende ndeshje për të luajtur. Gjithçka do të vendoset në sfidën e fundit kundër Chelsea-t në “Maradona”. Napoli duhet patjetër të fitojë dhe, njëkohësisht, të shpresojë në rezultate të favorshme nga fushat e tjera për të siguruar kualifikimin në “play-off”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?