Lojërat Olimpike/ Grisi Koxhaku e mbyll i pesti garën në 100 m stil i lirë
Pas debutimit të dy sportistëve shqiptar në Lojërat Olimpike “Paris 2024” , Manjola Konini në Qitje si dhe Kaltra Meça në not, sot ishte radha e sportistit Grisi Koxhaku, i cili garoi në not, në disiplinën 100 m stil i lirë.
Në garën e zhvilluar në Paris La Défense Arena, notari ynë e përfundoi sfidën në vendin e 5-të, me kohën 52:32, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij dhe të notarëve pjesëmarrës nga vendi ynë, në Lojërat Olimpike në Paris.

KOHA JONË SONDAZH

