Lojërat Olimpike në ditën e 11-­të, ja rezultatet

Dita e djeshme që përkon me ditën e 11­të të garave në “Rio 2016” nuk ka qenë dita e organizatorëve të Brazilit. Me radhë erdhën dy eliminime të papritura në çerekfinale për Kombëtaren e femrave në futboll dhe volejboll po për femra. Brazili në futboll për femra u eliminua nga Olimpiada dhe fatale për skuadrën ishin goditjet nga 11 metrat. Lot për vajzat braziliane ndërsa ato që gëzojnë janë suedezet që kalojnë më tej pas penalltive. Finalja e futbollit të femrave do jetë Gjermani­Suedi pasi gjermanet kanë mposhtur Kanadanë 2­0.

Sfida Brazil-Kanada do të luhet për të përcaktuar fituesen e medaljes së bronzit. Ndeshje e çmendur ishte edhe çerekfinalja e volejbollit për femra mes Brazilit dhe Kinës. Në fund triumfojnë aziatiket 3 me 2 me sete që në gjysmëfinale do të përballen me Holandën. Kalojmë tek atletika dhe aty është zhvilluar finalja e 1500 metrave për femra ku medaljen e artë e ka fituar Kipyegon nga Kenia që ka dhënë kohën 4:08:92. E dyta ka përfunduar etiopianja Dibaba ndërsa amerikania Simpson është ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit.

Garë spektakolare ka qenë ajo e peshës mbi 105 kg në peshëngritje ku gjeorgjiani Lasha Talakhadze ka fituar medaljen e artë me një rekord botëror pasi në dygarësh ka ngritur 473 kg. Vendi i dytë dhe medalje argjendi për armenin Gor Minasyan dhe vendi i tretë për një tjetër gjeorgjian Irakli Turmanidze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vendin organizator të Olimpiadës ka pasur gëzim në boks në peshën 60 kg ku braziliani Robson Conceicao ka fituar medaljen e artë ndërsa vendi i dytë i ka takuar boksierit francez Oumiha. Një garë të madhe ka bërë Sandra Perkovic e Kroacisë që ka dominuar finalen e hedhjes së diskut për femra duke kapur rezultatin 69.21 metra. Medalja e argjendit i shkoi francezes Michon dhe ajo e bronzit për sportisten nga Kuba Caballero. Dhe në fund gara e 200 metrave ka qenë një shëtitje për Usain Bolt. Xhamajkani ka vrapuar mjaft mirë duke kontrolluar garën dhe duke arritur kohën 20:28 duke u siguruar gjysmëfinalen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?