Lojtarët e Chapecoense të shokuar në dhomën e zhveshjes pas lajmit të hidhur
Kjo foto trishtuese tregon tre anëtarë të skuadrës braziliane të Chapecoense të ulur në dhomën e zhveshjes bosh të klubit, pasi mësuan se avioni me të cilën po udhëtonin lojtarët e ekpit të tyre u rrëzua.
Skuadra braziliane ishte nisur për në Kolumbi për të luajtur ndeshjen më të madhe në historinë e klubit, finale e Copa Sudamerica.
Por udhëtimi i tyre për në qytetin Medellin mori një rrjedhë tragjike kur avioni ra në një terren malor.
Mjeti fluturues ishte nisur nga Bolivia por ka raportuar për një problem teknik afro 50 kilometër larg qytetit kolumbian e më pas është rrëzuar. Terreni malor ku u përplas avioni i vështirësoi edhe më shumë operacionet e shpëtimit.
Imazhi që të thyen zemrën vjen vetëm disa ditë pasi lojtarët u filmuan duke festuar si të çmendur në të njejtën dhomë kur arritën të shkonin në finale.


/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

