Lojtarët e Gambias flenë në aeroport, shpërthen Aubameyang
Lojtarët e kombëtares së Gabonit e kaluan natën në aeroportin e Banjul, në Gambia. Ata u detyruan që të flinin nëpër ulëset e aeroportit sepse dogana nuk i lejoi hyrjen në Gambia, për arsye se kishte parregullsi në testet e koronavirusit. Testi duhej bërë minimumi 48 orë përpara hyrjes në Gambia. Duke qenë se ky kusht nuk u plotësua, stafi dhe lojtarët e Gabonit u detyruan që të prisnin në aeroport deri në zgjidhjen e situatës.
Një nga lojtarët e Gabonit është edhe Pierre-Emerick Aubameyang, sulmues i Arsenalit dhe një nga futbollistët më të paguar në botë, por ky fakt nuk arriti që ta shpëtonte nga nata në aeroport, si të gjithë shokët e tjerë.
Pasi arritën të futeshin në Gambia, Aubameyang reagoi në rrjetet sociale: “Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) duhet të marrë përgjegjësi për situata të tilla. Në vitin 2020, duam që Afrika të zhvillohet dhe zhvillimi nuk arrihet kështu”.