“Lojtarët e Juves janë lodhur me Sarrin, duan rikthimin e Allegrit”
Një deklaratë shokuese është dhënë së fundmi në Itali nga Enrico Fedele, ish-agjenti i dy vëllezërve Cannavaro, i cili ka qenë përgjegjës i pjesës teknike te skuadra e Parmës disa vite më parë.
“Lojtarët e Juventusit janë lodhur nga Sarri, duan rikthimin e Massimiliano Alegrit. Kjo është e vërteta. Kjo është arsyeja përse Napoli e pati të thjeshtë kundër bardhezinjve. Nëse Zonja e Vjetër është në vendin e parë, merita është e kampionëve që ka në përbërje”, ka thënë Fedele në “Canale 21”.
Skuadra torineze pësoi humbjen e dytë sezonale, duke luajtur një ndeshje të dobët të dielën, teksa nuk kanë qenë të pakta kritikat në drejtim të trajnerit Sarri. /R.Lika-Koha Jone/