Lojtarët e Kombëtares, Etrit Berisha rikthehet në mes të Janarit

Etrit Berisha në fillim të këtij edicioni u largua nga Lazio për t’iu bashkuar Atalantës. Paraqitjet e portierit të kombëtares shqiptare me ngjyrat zikaltër kanë qënë vërtetë të një niveli të lartë. Shumë pak gabim dhe shpesh herë vendimtar për ekipin e drejtuar nga Giampiero Gasperini. Pa diskutim një nga pikat më të fortë në skuadrën bergamaske që deri më tani ka zhvilluar një sezon mbreslënës në kampionatin Italian. Megjtihatë fati i keq preku gardainin kuqezi i cili para disa javëve u dëmtua në gju duke u detyruar të braktiste portën e Atalantës. Ndërhyrja kirurgjikale në Menisk shkoi shumë mirë dhe tashmë Berisha ka nisur fazën e riaftësimit.

Klubi zikaltër duke parë ecurinë e rehabilitimit ka vendosur edhe datën e mundshme të rikthimit në fushë të portierit nga Prishtina. Më 15 Janar nëse nuk do të ketë probleme, 27 vjeçari do të jetë në kuadrat në sfidën mes Atalantës dhe Lazios në “Olimpico”. Një takim i rëndësishëm edhe në planin individual, pasi ishin pikërisht drejteusit bardhekaltër ata që nuk besuan tek Berisha, por vendosën të vazhdonin rrugën me Marcehtin, pavarësisht gabimeve të njëpasnjëshme të italianit, megjtihatë nuk përjashtohet që përballë Berishës të jetë portieri tjetër i përfaqësueses shqiptare  Tomas Strakosha, që ka ofruar paraqitje të përsosura me lacialët sa herë ëshët kërkua ndihma e tij për shkaktë dëmtimeve të shumta të Marchetit. Kujtojmë që për shkak të pezullimit të marrë nga FIFA, Berisha do të mungoj në dy sfidat e ardhmse të kombëtares shqiptare, ndaj italisë në Palermo deh kundër Izraelit më 11 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?