Lojtarët e Kombëtares, Legia e Varshavës në ndjekje të Azdren Lullakut

Legia e Varshavës kërkon shërbimet e Azdren Lullakut. Mediat polake raportojnë se klubi nga kryeqyteti vlerëson maksimalisht cilësitë e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe synon ta afrojë që në muajin Janar. 28 vjeçari ka shënuar deri më tani 16 gola në kampionatin rumun me skuadrën e Gazmetanit.

Azdren Llullaku  është ndoshta në maksimumin e karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar është lojtari kryesor në repartin e avancuar të skuadrës së Gazmetanit në Rumani. Lojtari i kombëtares shqiptare ka qënë shpesh herë deciziv në rrugëtimin e ekipit të tij,  i cili është i pozicionuar në vendin e dytë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Vitorulit. Lojtari i përfaqësueses kuqezi ka  shënuar deri më tani 16 gola në 20 ndeshje për Gazmetanin, një shifër vërtetë e lartë. Ky numër goalsh i shënuar  e ka ngjitur thuajse në majën e renditjes së golashënuesve më të mirë në Europë.

Për këtë arsye disa klube janë vendosur në gjurmët e sulmuesit nga Istogu. Emitenti i njohur sportiv “EuroSport” në versionin e tij polak, raporton se klubi i Legias së Varshavës është gati të nisë bisedimet për të afruar në skuadër Azdren Lullakun. Paraqitjet e 28 vjeçarit kanë lënë mbresa pozitive tek drejtuesit e ekipit kryeqytetas që e shohin si alternativën më të mirë për sulmin e skuadrës së drejtuar nga Jacek Magiera. Duke qënë që lojtarit të kombëtares shqiptare i përfundon kontrata me Gazmetanin në fund të këtij edicioni, atëherë polakët kërkojnë të përfitojnë shërbimet e tij që në muajin Janar pa paguar shumë për kartonin e ish futbollistit të Jesolos. Kujtojmë që Legia e Varshavës ishte pjesë e Ligës së kampionëve ku u rendit pas Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit duke siguruar vazhdimin e aventurës europiane në Europa League, ndërkohë që në fillim të këtj edicioni në drejtimin e skuadrës ishte ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi. Përveç Llullakut Lergia synon edhe sulmuesin e Victoria Plzn Michal Duris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?