Lojtarët e Kosovës festojnë edhe me flamurin shqiptar pas triumfin historik
Kosova ka arritur një fitore spektakolare 4-3 ndaj Sllovakisë, duke siguruar një vend në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Sfida ishte një triller i vërtetë, me gola, emocione dhe përmbysje, ku dardanët treguan karakter të jashtëzakonshëm për të dalë triumfues në fund. Por përtej rezultatit, momenti më i veçantë erdhi pas vërshëllimës finale.
Lojtarët e Kosovës festuan këtë sukses të madh duke valëvitur flamurin shqiptar, një gjest që simbolizoi unitetin dhe lidhjen e fortë mes tyre dhe tifozëve. Pamjet e festës kuqezi u përhapën menjëherë dhe ngjallën emocione të mëdha te tifozët në mbarë hapësirën shqiptare.
Kosova tashmë është vetëm një hap larg një arritjeje historike, ndërsa festa me flamurin shqiptar mbetet një nga imazhet më të bukura të kësaj mbrëmjeje të paharrueshme.
KOHA JONË SONDAZH

