Lojtarët shqiptarë “ngrohin” stolin në javën e parë në Seria A, luajnë vetëm Gjimshiti dhe Bajrami

Fundjava e parë në Seria A nuk është se ka qenë shumë e mbarë për futbollistët shqiptarë. Lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë nuk është se kanë patur shumë hapësira në ekipet e tyre përkatëse.

Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami janë të vetmet që ishin në fushë për 90 minuta respektivisht me Atalantën dhe Empolin. I pari arriti një fitore kundër Sampdorias 2-0, ndërkohë që i dyti u mund 1-0 nga Spezia.

Elseid Hysaj luajti vetëm 7 minuta në fundin e takimit të Lazios në fitoren 2-1 kundër Bolognës. Fundjavë për t’u harruar ndërkohë për Asllanin, Ismajlin, Veselin dhe Kumbullën, që i ndoqën ndeshjet e ekipeve të tyre nga stoli.

Aktivizimi i lojtarëve shqiptarë në Seria A, Java 1:

Asllani (Inter) – 0 min

Gjimshiti (Atalanta) – 90 min

Bajrami (Empoli) – 90 min

Ismajli (Empoli) – 0 min

Veseli (Salernitana) – 0 min

Kumbulla (Roma) – 0 min

Hysaj (Lazio) – 7 min

/Rozalb Lika – Koha Jonë/

 

 

 

 

SHKARKO APP