Lojtari i Milanit përfundon në spital pak orë para sfidës ndaj Napolit
Milan merr një lajm të keq pak orë para sfidës së javës së 30-të, ndaj Napolit. Mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus-Cheek, i cili ishte në listë për të qenë titullar sonte ndaj Napolit, është dërguar me urgjencë në spital.
Anglezi do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent të apendiksit. Raportimet e mediave italiane thonë se ai u sëmur në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi të shtunën në darkë, duke pasur dhimbje të forta barku përpara se të dërgohej në spital ku u diagnostikua me apendiksit akut.
Ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë dhe të jetë në dispozicion të Sergio Conceicao-s.
KOHA JONË SONDAZH

