Lojtari kryen nevojat në cepin e fushës, arbitri e shikon dhe i tregon kartonin e kuq (VIDEO)

Një futbollist u përjashtua në mënyrë të habitshme pasi bëri nevojat në cepin e fushës përpara se të godiste nga këndi. Momenti i çuditshëm ndodhi gjatë ndeshjes së Kupës së Perusë mes Atletico Awajun dhe Cantorcillo FC.

Në minutën e 71-të Awajun, fitoi një goditje nga këndi, ndërkohë që rezultati ishte 0-0. Lojtari Sebastian Munoz shkoi drejt vijës anësore, ndërkohë që portieri kundërshtar po merrte ndihmën mjekësore.

Munoz shfrytëzoi momentin për të kryer nevojat në cepin e fushës, në një vend që ishte ende në ndërtim Arbitrit nuk i shpëtoi ky moment dhe e ndëshkoi me karton të kuq. /R.Lika-Koha Jonë/ 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
FÚTBOLISTA EXPULSADO por MEAR en un CORNER en COPA PERÚ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?