Lojtari me origjinë shqiptare në orbitën e disa klubeve të mëdha italiane

Ardon Jashari është lojtari që shpërtheu këtë sezon me Club Brugge. Mesfushori shqiptar, tashmë është në radarët e disa klubeve europiane. Interes konkret është treguar në Seria A dhe Gjermani.

“Calciomercato.it” raporton se Atalanta, Juventus, Milani dhe Roma kanë një sy te Jashari. Për 23-vjeçarin, klubi belg është i gatshëm të heq dorë nëse ofrohet një shumë e kripur.

Nga 30 deri në 35 milionë euro, janë mjaft shumë për skuadrat italiane që tregohen të kujdesshme. Në Bundesligë ka dy oferta për momentin nga  Frankfurti dhe Bayer Leverkusen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata e mesfushorit, që ka debutuar me përfaqësuesen e Zvicrës, është e vlefshme deri në vitin 2029.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?