Lookman kërkon transferimin te PSG, klubi francez bën gati 40 milionë euro

Ademola Lookman dëshiron të transferohet me çdo kushte te PG në Francë. Futbollisti i kërkoi skuadrës që sot të mos ishte në listën e ekipit pë duelin e parë në kampionat, pasi është në tratativa me francezët.

Atalanta kërkon të paktën 40 milionë euro për të hapur bisedimet për shitjen e tij. PSG nga ana tjetër ka joshur Lookman me një kontratë ku do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

Lojtari dëshiron shumë të që transferohet në Paris, pasi së fundmi PSG humbi sulmuesin Goncalo Ramos pas një dëmtimi të rëndë. Kujtojmë që Lookman sezonin e kaluar i dha Europa League Atalantës duke shkëlqyer në finale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?