“Lorik Cana do bëhet deputet”

Drejtori për marrëdhëniet me jashtë në Federatën e Taekwondose, Fatmir Bardhoci i kërkon publikisht ish-kapitenit që të kthejë paratë që ka marrë në mënyrë të padrejtë nga qeveria Shqiptare.

Sipas tij Kombëtarja Shqiptare nuk fitoi asgjë në Francë për të merituar 1 milion euro, ndërkohë që ka sporte të tjera në Shqipëri që nuk financohen edhe pse fitojnë medalje ari dhe ngrenë në podium flamurin shqiptar.

Sipas tij janë të shumtë sportistët shqiptarë, që kanë vendosur të luftojnë nën një flamur të një kombi tjetër sepse shteti shqiptar nuk i financon apo nuk u krijon kushte që ata të stërviten dhe t’i sjellin Shqipërisë medalje. Ai bën më faj po ashtu kryeministrin Rama, sepse ato para janë lekë të taksapaguesve shqiptarë, dhe po përdoren politikisht, sepse Cana së shpejti do të jetë një figurë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ai i kërkon publikisht Lorik Canës: “Ato lekë që janë marrë janë të padrejta, nuk të akuzon njeri që i ke vjedhur, është vendim i marrë në mënyrë jo ligjore nga kryeministri Rama. Të lutem ato para t’i kthesh dhe t’ua japësh sporteve të tjera në Shqipëri dhe që vërtetë e ngrenë flamurin shqiptar dhe kanë nevojë për ato para. Kështu do pastrosh figurën tendë nga ky dëm moral që u ke bërë shqiptarëve”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?