Lorik Canës nuk i ndahet policia

Të gjithë i kemi provuar gjobat, janë të hidhura, por kur shkel ligjin je i detyruar të paguash. Edhe ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Canën, e ka zënë halli ditën e sotme tek zona që njihet si “Rruga e Salës”, pasi kishte parkuar gabim.

Fotoja e JOQ tregon Lorikun të shqetësuar përballë dy policëve, të cilët me bllokun e gjobave janë gati për ta “ndëshkuar”, por sipas raportuesit ata janë larguar dhe e kanë falur futbollistin. “Kur zihet ngushtë Lorik Cana për parkim të gabuar, rruga “Mustafa Matohiti” ose siç njihet “Rrugica e Salës”.  Po negociohet për mosvënie gjobe, siç shihet makina është tek vendi i taksive, fotot janë bërë para 5 minutash. Kësaj radhe Lorikut iu dhimbsën 1000 lekëshi, nuk mori gjobë, është me babain u ulën për të ngrënë a për të pirë diçka”, thotë mesazhdërguesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?