Lotito: Jemi gati për një duel direkt me Juventusin

Pas konferencës për shtyp të kryeministri Giuseppe Conte, që zyrtarizoi rikthimin e stërvitjeve në Seria A duke filluar nga data 18 maj. Gjithsesi mbetet ende një dritë e fundit jeshile për rifillimin e kampionatit që mund të vijë në ditët në vijim . Claudio Lotito ndërkohë është përgatitur edhe për skenarë të tjerë, teksa është gati për një duel kokë më kokë me Juventusin për titull.

“Sot jam vetëm një pikë larg Juventusit, dhe vetëm për shkak të Juve-Inter … e keni parë. Ndeshjen e fazës së parë ndaj Juves e fitova 3-1 edhe në Superkupë triumfuam 3-1 dhe duhet të luajmë ndeshjen e kthimit. Për të ruajtur barazinë, mendoni se një skuadër si Interi që ka 8 pikë më pak dhe Atalanta me 14 pikë më duhet të përfshihen në play off?

Një finaleje për titullin me bardhezinjtë? Do ta pranoja, por nuk e kam ngritur si çështje. Por rinisja pjesërisht e sezonit na penalizon. Ne kemi bërë një zgjedhje, pasi e dinim që nuk mundtë luanim në tre fronte. Sakrifikuam Europa League-n e kështu do të luanim një herë në jave e të tjerët dy herë në javë.

Nëse do të rinisim, do të luajmë të gjithë dy herë në javë, pra do ta humbim epërsinë që kishim me kalendarin. Por unë arsyetoj në interes të 20 klubeve, por disa persona janë me idenë se duhet të bllokohet edhe rënia nga kategoria, ndonëse do të gjendeshim në një kampionat me 22 skuadra”, deklaroi Lotito.

SHKARKO APP